Doganat dhe Tatimet në Shqipëri në bashkëpunim me njëra-tjetrën kanë nisur kontrollet në piat e karburanteve në të gjithë vendin, me qëllim monitorimin e tregut të hirokarbureve
Aksioni i parë i përbashkët u zhvillua në qytetin e Elbasanit. Gjatë kontrollit u evidentuan shkelje të rënda në dy subjekte.
Aksioni do të vijojë në të gjithë territorin për mabjtjen nën monitorim të çmimeve dhe garantimin e konkurencës së ndershme në treg.
Postimi:
Nisin kontrollet në sektorin e karburanteve
Administrata Doganore dhe Administrata Tatimore kanë nisur kontrollet në tregun e hidrokarbureve, në zbatim të planit të përbashkët operacional për monitorimin e këtij sektori.
Aksioni i parë u zhvillua në Elbasan, në dy subjekte karburanti, ku u identifikuan shkelje të rënda të legjislacionit në fuqi.
Kontrollet do të vijojnë në të gjithë vendin, me qëllim luftën kundër informalitetit, monitorimin e çmimeve dhe garantimin e konkurrencës së ndershme në treg.






