Antari i këshillit bashkiak Erion Murataj, nisur nga indicie të dhëna nga qytetarët e Elbasanit mbi dyshime për problematika të selektivitetit, nepotizmit dhe korrupsionit për abuzime në dhënien e lejeve zhvillimore dhe të ndertimit nga ana e bashkisë Elbasan ka bërë kërkesë zyrtare pranë bashkisë Elbasan mbi dhënien e informacionit dhe konkretisht drejtorisë se urbanistikës për informacion zyrtar tekniko-ligjor mbi procedurat e administrimit dhe miratimit të kërkesave për leje nga ky institucion.
Duke mbështetur shqetësimet e ngritura nga shumë qytetarë elbasanas Murataj thotë se në rast se provohen shkeljet nga ana e këtyre punonjësve denoncimi do të referohet në prokurorinë e posaçme antikorrupsion.