Efektivi i policisë rrugore në Shkodër, Kastriot Selimaj, makinës së të cilit iu vu tritol gjatë natës, ka deklaruar se nuk ka asnjë konflikt me njeri. Gazetari i ABC News, Simon Shkreli raportoi në një lidhje live se pista kryesore që po heton policia është ajo për shkak të detyrës.
“Nga hetimet e para, dyshohet se kemi të bëjmë me një mesazh dhe sulm për shkak të detyrës së policit. Kur është marrë në pyetje ka thënë se nuk ka konflikte por çdo gjë dyshohet se ka të bëjë për shkak të detyrës. Duke qenë se është polic i rrugores, varet ndonjë masë administrative që ai ka vënë”, tha gazetariNga shpërthimi nuk ka persona të lënduar por vetëm dëme materiale në pjesën e pasme të makinës. ABC News siguroi videon ku dy autorë, të veshur me rroba të zeza dhe të maskuar, afrohen pranë banesës së tij./abcnews.al.