Disa ditë pasi ishte në kërkim nga autoritetet greke, Spartak Dyrmishi është arrestua nga policia e Vlorës. 45-vjeçari Spartak Dyrmishi i akuzuar nga shteti fqinj si abuzues seksual serial u nis drejt vendlindjes pasi konstatoi se shteti grek e kishte shpallur në kërkim.

VLORË- Disa ditë pasi ishte në kërkim nga autoritetet greke, Spartak Dyrmishi është arrestua nga policia e Vlorës. 45-vjeçari Spartak Dyrmishi i akuzuar nga shteti fqinj si abuzues seksual serial u nis drejt vendlindjes pasi konstatoi se shteti grek e kishte shpallur në kërkim.

Së fundmi, Dyrmishi abuzoi seksualisht me një të re në një stacion autobusi dhe dhunoi dy vajza të tjera. Menjëherë pas këtij akti, të rejat denoncuan në policinë vendase, ndërsa 45-vjeçari u nis në arrati drejt vendlindjes, në Vlorë. Disa ditë në kërkim, Dyrmishi kishte shprehur dëshirën e tij për t’u dorëzuar te Policia greke, në orët e para të mëngjesit të sotëm. Policia shqiptare e ka dorëzuar atë në Pikën e Kalimit Kufitar Kakavijë në mënyrë që të marrë dënimin nga shteti fqinj. 

Mediat greke bënë me dije se pas hetimeve rezultoi se 45-vjeçari, duket se nuk është një person krejtësisht i panjohur për autoritetet e sigurisë së vendit fqinj dhe në të vërtetë nuk përjashtohet që nëse hetimi të rezultojë pozitiv. Si rezultat, atëherë i akuzuari për përdhunim mund të jetë i akuzuar për vepra të tjera në Shqipëri.

Autori kaloi kufirin greko-shqiptar nga stacioni kufitar i Kakavisë në orët e para të 27 tetorit, përpara se të identifikohej nga autoritetet greke .

Për tu arratisur nga vendngjarja, Dyrmishi u nis drejt Vlorës ku jetonte e ëma e tij ndërsa vetë ishte i divorcuar. Në gjendje shoku pasi mori vesh lajmin nëna e tij dha një deklaratë në polici.

“Unë them do marr policinë, po më tërheq kështu, po më bën këtu kështu… nuk e dua. Për mua ai ka vdekur. Nuk mundem. E ndjej se ka vdekur. Unë nuk e dua atë. Unë jam 70 vjeç. Unë them do të nxjerr një pension, që mori lekët. Ai pi cipuron, pi birra, policia erdhi këtu, gjeti një cigare hashash. Nuk e dua një fëmijë të tillë”.

“Jam 70 vjeç dhe nuk duroj të flas më për të. Nuk dua të bëj asnjë deklaratë përveç se e kam fshirë dhe as nuk dua ta shoh të vdekur”, tha nëna e përdhunuesit të Palaio Faliros.

E pyetur për sjelljen e djalit të saj dhe nëse ai e kishte sulmuar, nëna e tij 70-vjeçare tha se kjo nuk kishte ndodhur, por nuk pranoi të komentonte asgjë tjetër në lidhje me të.

1667299139_24754eef612c4259ba981dfd24135134.jpg