“Nëse doni të jeni pjesë e lëvizjes për ndryshim për një të ardhme më të mirë, këto janë kufjet që ju dëshironi” tha Gustaf Rossel gjatë prezantimit të kufjeve të reja Adidas RPT-02 SOL.

Në krijimin e këtyre kufjeve, Adidas bashkëpunoi me Zound Industries dhe solli në treg një produkt për të gjithë personat që duan të kujdesen për natyrën. Prej disa kohësh Adidas është munduar të jetë më miqësore me mjedisin, duke përdorur materiale të ricikluara në produktet e saj. Kufjet e reja RPT-02 SOL bëjnë pjesë në këtë kategori, që nga mënyra e paketimit dhe deri në planin e ripërdorimit pas fundit të “jetës” së tyre.

Adidas ka përdorur materiale që janë shumë më të thjeshta për t’u ricikluar në këto kufje, ndërkohë që ato karikohen nga energjia e dritës. E veçanta e këtij produkti është se ndryshe nga pajisjet e tjera, ai mund të karikohet nga çdo burim drite. Drita e diellit është një burim shumë i fuqishëm, mirëpo këto kufje do të arrijnë të karikohen dhe nga ndriçimi i brendshëm.

Në këtë mënyrë kufjet Adidas do të ofrojnë luajtje të pandërprerë, pasi bateria nuk do të mbarojë asnjëherë. Edhe pse këto kufje kanë një teknologji kaq të avancuar, ato nuk do të ofrojnë active noise cancellation, gjë që mund të ndryshojë në versionet e ardhshme.

geek