Një amerikane autoktone në krye të menaxhimit të resurseve natyrore
Administratë e risive pritet të jetë ajo e Joe Biden dhe kjo duket që me emërimet në krye të departamenteve.
Më i fundit është ai në Departamentin për Çështje të Brendshme që merret me menaxhimin e tokave dhe resurseve natyrore. Për herë të parë në histori departamenti do të drejtohet nga Deb Haland, e para përfaqësuese në Kongres e komunitetit autokton indigjen të Shteteve të Bashkuara.
60-vjeçarja, përfaqësuese e demokratëve në Dhomën e Ulët të Kongresit e ka origjinën nga fisi nativ Laguna Pueblo. Ajo po ashtu është e para përfaqësuese e këtij komuniteti që drejton një departament.
Me kabinetin e ri Biden, Shtetet e Bashkuara do të kenë të parin homoseksual në poste të larta të administratës. Ish-rival i Bidenit në garën presidenciale brenda demokratëve do të drejtojë Departamentin e Transportit.
Gjenerali në pension Lloyd Austin do të jetë i pari afro-amerikan në krye të Departamentit të Mbrojtjes. Në krye të departamentit për sigurinë e brendshme do të qëndrojë Alejandro Mayorkas i lindur në Kubë. Mbi të gjitha, administrata e re do të ketë për zëvendës presidente një afro-amerikane dhe amerikano-aziatike si Kamala Harris.