Ditën e premte Gjykata e Lartë pritet të marrë vendimin për ish-Kryeprokurorin Adritik Llalla, i cili ka kërkuar nga kjo gjykatë që të pezullohet dënimi me 2 vite burg.
Llalla u arrestua në Itali rreth 4 muaj më parë, pasi ishte shpallur në kërkim ndëkrombëtar, por deri më tani Ministria e Drejtësisë vetëm i ka konfirmuar italianëve kërkesën për ekstradim, por ende nuk ka marrë një përgjigje.
Kujtojmë që Adriatik Llalla është dënuar me 2 vite burg dhe 5 vite përjashtim nga shërbimet publike, për fshehjen e pasurisë në tre episode. Ai është arratisur nga Shqipëria dhe për këtë SPAK e ka shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Gjithashtu Adriatik Llallës i janë sekuestruar pasuri në vlerë afërsisht 1 milionë euro.
Apartament banimi, me sipërfaqe 67.2 m², ndodhur në Durrës; Tokë arë, me sipërfaqe 4.500 m², ndodhur në Tiranë; Tokë arë, me sipërfaqe 12.300 m², ndodhur në Tiranë; Tokë arë, me sipërfaqe 3000 m², ndodhur në Tiranë; Tokë arë, me sipërfaqe 2250 m², ndodhur në Tiranë;