Moti i keq që ka përfshirë Shqipërinë, por edhe rajonit ka ndikuar në lundrimin e trageteve me Italinë.

Autoriteti Portual Durrës njofton shtyrjen e lundrimeve të planifikuara mbrëmjen e sotme drejt Barit dhe anasjelltas, si pasojë e motit të paqëndrueshëm që ka përfshirë rajonin e Adriatikut.

Raportohet se trageti që do të nisej nga Durrësi në drejtim të Barit mbrëmjen e sotme është shtyrë për në orën 08:00 të mëngjesit të së mërkurës, ndërsa imbarkimi i pasagjerëve do të kryhet mbrëmjen e sotme.

Si pasojë e motit të paqëndrueshëm që ka përfshirë rajonin e Adriatikut, ju informojmë se,:

𝗟𝗶𝗻𝗷𝗮 𝗗𝘂𝗿𝗿𝗲̈𝘀-𝗕𝗮𝗿𝗶:

Trageti “Rigel VII” do ta shtyjë lundrimin drejt Barit për në orën 8:00 të mëngjesit të nesërm, dt.18.1.2023(Imbarkimi i pasagjerëve do të bëhet mbrëmjen e sotme).

Trageti  “GNV Blu” anulon lundrimin drejt Barit dhe rikthehet në linjë ditën e nesërme.

𝗟𝗶𝗻𝗷𝗮 𝗕𝗮𝗿𝗶/𝗔𝗻𝗸𝗼𝗻𝗮-𝗗𝘂𝗿𝗿𝗲̈𝘀:

Kompania “Adria Ferries” njofton se si pasojë e  motit të përkeqësuar edhe në krahun tjetër të Adriatikut dhe kushteve jo të favorshme për lundrim, anulohen nisjet nga Bari për Durrës me tragetin “AF MARINA” dhe nga Ankona për Durrës me tragetin “AF CLAUDIA”.

Ndërsa kompania “Venturis Ferries” bën të ditur se trageti “Rigel III” do të niset nga Bari në orën 8:00 të ditës së nesërme, dt.18.1.2023.Autoriteti Portual i Durrësit