Mbyllet me rezultatin 3-2 derbi
Ditën e dielë u zhvillua derbi futbollistik për 17 vjecarët midis Elbasanit dhe “Af Bajramit“. Pavarësisht rezultateve për të dyja skuadrat ishte një ndeshje derbi.
Skuadrat zhvilluan një lojë sedre me karakter për të mundur njëra-tjetrën edhe pse i kanë siguruar vetet e tyre në klasifikim .Loja ishte mjaft e fort dhe ishte sulmues “Brazhdën“ i cili shënoi për “Bajramin“ duke zhbllokuar sfidën.Minutat do të kalonin dhe do të ishte futbollisti “Olsi Murati“ i cili do të shënonte një gol nga pika e bardhë e penalltisë.
Megjithatë duhet theksuar se te dyja ekipet ishin në nivelin e duhur kur shpalosen me të vërtetë vlerat e tyre në këtë garë.Loja vijoi dhe nga ish-futbollistët “Luis Dedja“ dhe “Rexhepaj“ të cilët e çuan ndeshjen në rezultatin final 3 me 2 për “Af Barjamin“.
Duhet thënë se “Af Barjami“ i ka dhën 1 leksion skuadrës elbasanase duke e mundur edhe në fushën e saj trajnerëve “Florenc Kushi“ dhe “Kastriot Peqini“,merita e këtyre trajnërve ka sjellë gjëra pozitive për të dyja skuadrat.