Deputeti democrat Gazment Bardhi ka mbërritur në SPAK, ku është thirrur në cilësinë e kallëzuesit të aferës së inceneratorëve në emër të Partisë Demokratike të Shqipërisë.
Deputeti demokrat është thirrur në SPAK për të dhënë sqarime si person që ka dijeni për rrethanat e çështjes.
Më herët është paraqitur në SPAK edhe ish-kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, e cila ishte thirrur si personi që ka bërë kallëzim në lidhje me inceneratorin e Elbasanit.