Radio Televizioni Shqiptar është në pritje të drejtorit të ri, detyrë që aktualisht e ushtron Aurora Polo, e cila u komandua pas largimit të Alfred Pezës. Ndërsa Këshilli Drejtues ka caktuar datën 20 janar si afatin e fundit për paraqitjen e kandidaturave, Aurora Polo e cila ka mbështetjen e Eduard Shalsit dhe bekimin e Ilir Kekos, po luan një lojë të pisët për të marrë përfundimisht drejtimin e medias publike. Ajo është duke i bërë shantazh kryetarit të Këshillit Drejtues Leka Bungo përmes sulmeve të inskenuara mediatike, duke i botuar një kontratë të firmosur nga Alfred Peza.
Konkretisht, në dhjetor të vitit 2023, Leka Bungo i propozon Alfred Pezës një emision njëditor, natën e ndërrimit të viteve. Bëhet fjalë për emisionin “Gëzuar”, i cili është transmetuar në datën 31 dhjetor 2023 nga ora 22.00 deri në orën 24.00 dhe për të cilin Leka Bungo ka përfituar 4 milionë lekë të vjetra. Kjo kontratë, e cila nuk mund të dilte veçse nga zyra e drejtoreshës së komanduar, doli pikërisht ditën që u shpall gara për kreun ri të RTSH.
Një person i afërt me Aurora Polon u nisi disa mediave dokumentin për Leka Bungon, të cilin rrezikon t’a përlajë SPAK-u. Jo vetëm kaq por “drejtoresha” edhe i përgjigjet interesit të mediave mbi këtë shkresë të dalë prej zyrës së saj, duke konstatuar që Leka Bungo ka shkelur ligin. Sulmet ndaj Bungos janë të përditshme, ndërkohë Këshilli gjendet përpara vendimit për drejtorin e ri.
Aurora Polo nuk e gëzon më bekimin e gjyshit të RTSH, Leka Bungo, i cili e përdori për të arritur objektivat e ti dhe pastaj e la mënjanë, duke e kërcënuar se do ta zëvendësonte me një të besuarën e tij. Kjo e ka inatosur “drejtoreshën”, e cila ka nisur fushatën e sulmit dhe presionit.
Megjithëse në media u përfolën si kandidatë të mundshëm Iris Luarasi, Mustafa Nano, Mark Marku, Lutfi Dervishi dhe Majlinda Bregu, asnjë prej tyre nuk ka aplikuar ende. Ndërsa data 20 janar po afron , në garë deri tani janë vetëm Aurora Polo, Jetmir Shpuza Drejtor i RTSH Shkodra.
Ditën e enjte, drejtoresha e komanduar e RTSH Aurora Polo është paraqitur në SPAK. Sipas burimeve, SPAK ka regjistruar një procedim penal për disa afera të dyshuara korruptive në RTSH. Zonja Polo është pyetur në cilësinë e personit që ka dijeni, por nuk përjashtohet mundësia që ajo të merret e pandehur, megjithëse besohet se Polo e ka zhvendosur përgjegjësinë mbi Alfred Pezën dhe Leka Bugon. Po sipas burimeve, një nga çështjet për të cilat është pyetur Aurora Polo është edhe afera me emisionin Fustanella e Altin Bashës.
Ndërkaq, një raport i fundit i Kontrollit të Lartë i Shtetit ka konstatuar abuzime të rënda me fondet publike në RTSH. Sipas raportit, Aurora Polo ka ndarë paratë publike për një rreth klientelist brenda dhe jashtë RTSH-së.
Inxhinierja Aurora Polo është ndoshta e vetmja funksionare publike, e cila paguhet me tre rroga shtetërore; si drejtore e RTSH, shefe e kabinetit në OST dhe si inxhiniere në Teatrin e Operas, ndërsa merr para edhe me biznesin privat për auditimin e eficencës në energji dhe ndërtesa, duke shfrytëzuar funksionin publik në OST.
Aurora Polo dhe Leka Bungo kanë ndarë edhe 140 mijë euro për Altin Bashën për programet e fundvitit. Aferat asistohen nga ‘skifteri’ Eduart Shalsi, i cili është lidhje e ngushtë e kunatit të Aurora Polos, Aleko Polo. Ky i fundit ka qenë edhe shef kabineti i Shalsit, kur ishte ministër i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, ku në fakt mbrojti vetëm sipërmarrjen e gruas së tij të dytë Eranda Shalsi, duke i kaluar para publike për projekte, bizneset e burrit të Aurora Polos si dhe akulloret e kontaminuara të oligakut, Grigor Joti, i cili i kishte punësuar Shalsit djalin me gruan e parë në kompaninë e tij. Vijon me sekserët e Aurora Polos…