Agjensia Ndërkombëtare e Energjisë lajmëroi se qeveritë nga e gjithë bota do të duhet të ndërmarrin hapa drastike për të ulur kërkesat për lëndë djegëse pas një krize globale energjie të shkaktuar nga pushtimi i Ukrainës nga Rusia.

Ato prezantuan një plan emergjence me 10 pika ku përfshihen ulja e limitit të shpejtësisë në autostrada me të paktën 10km/h, punimi nga shtëpia 3 ditë në javë dhe të dielat pa makina. Këto rekomandime për ekonomitë e zhvilluara si SHBA apo BE kanë si qëllim për të kompensuar humbjen e 1/3 së prodhimeve ruse të lëndëve djegëse për shkak të sanksioneve të vendosura.

Hapa të tjera të përshkruara në këtë plan emergjence janë përdorimi i një makine nga disa personapërdorimi i trenëve me shpejtësi të lartë në vend të aeroplanëve, shmangia e fluturimeve të biznesit ku është e mundur dhe nxitja e ecjes, përdorimit të biçikletës dhe transportit publik.

Nëse kjo lëvizje implementohet tërësisht, atëherë kërkesa për lëndë djegëse do të ulej me 2.7 milionë fuçi në ditë, e barabartë me konsumin e të gjitha makinave në Kinë. Megjithatë hapat e emergjencës do të prishin apo ngadalësojnë ekonominë botërore që mbetet tepër e varur nga lëndët djegëse, sidomos në transportim.

Agjensia Ndërkombëtare e Energjisë thotë se kjo do të ishte një alternativë më e mirë në krahasim me problemet që do të shfaqen nëse ky plan nuk aplikohet.