Gjashtë muaj nga dita kur arrestua në zyrën e tij të punës me urdhër të SPAK, Erion Veliaj u njoh sot me akuzat në paraburgimin e Durrësit. Ishin agjentët e BKH ata që i komunikuan akuzat.
Kryebashkiaku i Tiranës është zyrtarisht i pandehur për korrupsion në 8 raste, pastrim parash, fshehje pasurie dhe futje e paligjshme e sendeve në
Në qelinë ku ndodhet praj 10 shkurtit të këtij viti, Veliaj sipas burimeve firmosi aktet pa kundërshtime, në praninë e një prej avokatëve të tij.
Në mëngjes herët, bashkëshortja e tij Ajola Xoxa, e shoqëruar nga avokati Maksim Haxhia u mor po ashtu e pandehur për 3 akuza, korrupsion, pastrim parash e fshehje pasurie.
SPAK përfundoi hetimet edhe për shtatë biznesmenë, për lidhje me çiftin Xoxa Veliaj.