Deputeti i Partisë Demokratike Agron Gjekmarkaj ka paralajmëruar nga kuvendi se Qendra Albanologjike shqiptare do të shkrihet me ‘bekimin’ e mazhorancës.

Deputeti demokrat përmendi se ka një kërkese të drejtuesit të Akademisë së Shkencave Skënder Gjinushi drejtuar “zotit Agaçi që të pergatisë një projektvendim”.

Sipas Gjekmarkajt, se në Akademinë e Shkencave ka ish-sigurimsa të cilët duhet të largohen menjëherë, pasi për ta nuk është shpikur akoma ‘vaksina antienveriste’.

“Nese deshironi të bëni vertet një gjest purifikues kerkojuni ta lënë akademinë dhe institucionet e tjera të gjithë spiunet e sigurimit të shtetit inicialet e të cileve i botoi dje një gazetë pranë qeverise! E kuptoj nostalgjinë e Enveristeve dhe Ramizistve për të marr çfarë u la enveri ndaj per ta duhet një vaksinë dekomunistizimi që Shqiperia në 30 vjet liri se prodhoi dot !!! me moton Akademia buzeqesh Gjinushi serbes!!!”, tha Gjekmarkaj.

Fjala e Gjekmarkaj në Kuvend:

Në tentativë është një perpjekje për të asgjesuar Qendren Albanologjike shqiptare me kerkesë të Skender Gjinushit i cili i ka derguar shkresë zotit Agaçi që të pergatisë një projektvendim.

Arsyeja me gjasë është se i keni dhënë goxha lek si ylyfe për Historine, Enciklopedine, Fjalorin dhe ska me se i ben ndaj i duhen institutet dhe punetoret shkencor në varesi !

Zoti Kryeminister i munguar
Zoterinj të qeverisë edhe pse prezent gjithmone të munguar!

Është dukuri shtetshkaterruese sa herë nderron pushteti në këtë vend bëhen eksperimente kriminale në kurriz të dijes , albanologjisë dhe kultures kombetare ndaj ju bej thirrje ju , Ministres Evis Kushi,dhe deputetve në këtë salle

Te mbrohet autonomia e QSA njelloj sikurse te gjitha institucioneve qe operojne brenda Ligjit te Arsimit te Larte dhe Kerkimit Shkencor;

  1. Te nderpriten presionet e dirigjuara nga drejtuesi politik i administrates se Akademise se Shkencave, per uzurpimin me ndihmen e njerezve ne linje te dyte prane qeverise dhe KM.
  2. Te Respektohen vendimet e Senatit dhe Keshillit te Profesoreve per mbrojtjen e autonomise se akademise albanologjike.;
  3. TE RISHKRUHET VKM e vitit 2008 ne konditat e ndryshuara te ligjit te ri te vitit 2015, duke ia rinjohur statusin special institucionit, si qender e e avancuar e kerkimit shkencor nderuniversitar.
    Nese deshironi të bëni vertet një gjest purifikues kerkojuni ta lënë akademinë dhe institucionet e tjera të gjithë spiunet e sigurimit të shtetit inicialet e të cileve i botoi dje një gazetë pranë qeverise ! E kuptoj nostalgjinë e Enveristve dhe Ramizistve për të marr çfarë u la Enveri ndaj per ta duhet një vaksinë dekomunistizimi që Shqiperia në 30 vjet liri se prodhoi dot !!! me moton Akademia buzeqesh Gjinushi serbes!!!