Home AKTUALITET POLITIKË Agron Shehaj kërkon dorëheqjen Olta Xhaçkës

Agron Shehaj kërkon dorëheqjen Olta Xhaçkës

27

Deputeti i Partisë Demokratike Agron Shehaj, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka kërkuar dorëheqjen e ministres së Jashtme Olta Xhaçka, pas publikimit të skandalit, se bashkëshorti i saj, ka fituar statusin e investitorit strategjik në zonën e bregdetit të Dhërmiut.

Shehaj shkruan se “kjo është një aferë e pastër korruptive, ministrja Xhaçka duhet të japë dorëheqjen dhe të dorëzojë mandatin e deputetes sepse ka përfituar nga pronat dhe financat publike”.

Postimi i Shehajt:

Ligji i investimeve strategjike u miratua për të ftuar investitorë të huaj të investonin në bregdetin shqiptar. Sot, ky ligj po përdoret nga qeveria dhe konkretisht ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka, për të përvetësuar bregdetin dhe prona publike.

Sipas investigimit të BIRN, në këtë aferë korruptive janë përfshirë Kryeministri, vetë ministrja, bashkëshorti i saj ish-deputet dhe kunata.

E gjithë kjo aferë po tentohet të kalohet në heshtje, pavarësisht shkeljes flagrante të ligjit për konfliktin e interesit.

Kjo është një aferë e pastër korruptive, ministrja Xhaçka duhet të japë dorëheqjen dhe të dorëzojë mandatin e deputetes sepse ka përfituar nga pronat dhe financat publike.

Gjithashtu SPAK duhet të hetojë mekanizmin korruptiv të dhënies së pronave publike anëtarëve të qeverisë.