Para 5 ditësh, njëri nga specialistët më të njohur të korrupsionit dhe vjedhjeve, i tha shqiptarëve se jemi rritur 18%, të nesërmen kreu i Meduzës do të deklaronte se kjo nuk konvertohet në rroga. Ju them unë se rritja ekonomike dhe ajo e të ardhurave ka dy mënyra, kur ajo i kalon qytetarëve.
Kur ti bëhesh kampion për kërkesat për azil. Kur ti je qendër për krimin e organizuar. Kush do të bëjë me ty. A e dini se kjo situatë dëton Koaovën për hapjen e vizave., E ka thënë vetë, Kosovës nuk i japin vizat për shkak të krimit të Shqipërisë. Ky njeri që nuk meriton të qeverisë një orë e më tepër, merr mandatin e tretë. Sepse opozita kalon nga humbja në humbje. Në një akt të të pashembullt, Edi Rama asgjeson pluralizmin e Shqipërisë. Pengu i tij deklaron se vendimin për Berishën e mora vetë. Në një kohë kur statuti ia jep këtë atribut Këshillit Kombëtar të PD-së. ‘E mora vetë, për të shpëtuar karrigen e tij. Njësoj sicc bëri në zgjedhje. Ne vend që të mbronte votën tuaj, ruajti karrigen e tij. Dy gjëra do ju them, në vitin 2021, diferenca mjerisht midias ne demokratëve dhe PS është në favor të PS më e madhe se ccfarë ishte diferenca në vitin 1997. Në 97 kjo diferencë ishte 70-80 mijë vota, tashmë kaloji 100 mijë vota. Ai u mor me zgjedhjet e tij dhe injoroi batërdinë zgjedhore.