Ishin një çift i qetë. Çdo ditë i shihja që dilnin bashkë, nuk e menduam se kishin diçka mes tyre”. Këto janë fjalët e fqinjit shqiptar të Florind Belliut, aktori i cili i dha fund jetës sëbashku me bashkëshorten duke u hedhur nga kati i gjashtë i ndërtesës ku banonin në New York.
Media amerikane, New York Post publikoi pamje nga vendngjarja ku humbën jetën Florind dhe Ornela Belliu.
Policia po heton çdo mundësi lidhur me ngjarjen, që deri më tani, duket se është vetë vrasje. Por efektivët nuk e përjashtojnë mundësinë që Florindi të ketë vrarë bashkëshorten dhe më pas të jetë vetëhedhur dhe ai.
Burri mund të ketë pasur një problem të shëndetit mendor” që nxiti incidentin, tha një burim policor për The Post.
Ai ishte shfaqur i zemëruar të premten, thanë fqinjët ndërsa të shtunën ai kishte ditëlindjen.
Dëgjova një zhurmë, pastaj dola jashtë dhe pashë dy trupa,” tha një banor i habitur i ndërtesës Cruger Avenue.
“Është e trishtueshme… po mendoj për fëmijët e tyre,” shtoi ai.
Frank Mussumeci, një punëtor ndërtimi, tha se një anëtar i ekuipazhit të tij ishte duke pirë kafe pranë portës së rrugës kur “Ai dëgjoi një bum, si një copë e madhe çeliku … që përplasej në tokë. Pastaj ai dëgjoi një fëmijë duke bërtitur, ‘Mama, Mama’. Ai pa mbi portë dhe pa dy trupa atje.”