Presidenti amerikan Donald Trump ka ndarë një deklaratë pas takimit të tij me presidentin ukrainas Voldymyr Zelensky në Shtëpinë e Bardhë.
https://21959a691568d10f4095fdd27ba48696.safeframe.googlesyndication.com/safeframe/1-0-41/html/container.htmlAi tha se Zelensky nuk e respektoi Amerikën dhe mund të kthehet kur të jetë gati për paqen me Rusinë.Postimi i tij i plotë në Truth Social: Patëm një takim shumë të rëndësishëm në Shtëpinë e Bardhë sot. U mësua që shumë gjëra nuk mund të kuptoheshin kurrë pa një bisedë nën një zjarr dhe presion të tillë. Është e mahnitshme ajo që del nëpërmjet emocionit, dhe kam arritur në përfundimin se Presidenti Zelenskyy nuk është gati për Paqe nëse Amerika është e përfshirë, sepse ai ndjen se angazhimi ynë i jep atij një avantazh të madh në negociata. Unë nuk dua avantazh, dua PAQEN. Ai nuk i respektoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Zyrën e saj të shenjtë Ovale. Mund të kthehet kur të jetë gati për paqe.

Trump dhe Zelensky u përplasën në mënyrë të vazhdueshme ndërsa presidenti ukrainas i kërkoi homologut amerikan të jetë i kujdesshëm me Rusinë, ndërsa zoti Trump e paralajmëroi atë me tërheqje të mbështetjes amerikane.
Dy udhëheqësit pritej të nënshkruanin një marrëveshje që do t’i jepte Shteteve të Bashkuara qasje të konsiderueshme tek mineralet kritike të Ukrainës. Megjithatë, Presidenti Zelensky e sfidoi hapur zotin Trump për zbutje të qëndrimit ndaj presidentit rus Vladimir Putin.
Presidenti Zelensky kundërshtoi argumentet e zotit Trump se qytetet ukrainase janë kthyer në rrënoja nga lufta tre vjeçare. Presidenti Trump theksoi se udhëheqësi rus Putin dëshiron të bëjë një marrëveshje.
Por Presidenti Zelensky i tha zotit Trump se zotimeve për paqe të Presidentit rus Vladimir Putin nuk mund t’u besohet, duke renditur rastet kur udhëheqësi rus ka dalë nga fjala. Zoti Trump tha se Putini nuk i ka shkelur marrëveshjet me të.
Pas debatit, u anulua edhe konferenca e përbashkët për shtyp e organizuar.
