Banorët e fshatiti Berishë për të disatën herë protestuan këtë fundjavë për arrestimin e ish-kryebashkiakut te Fushe Arrezit Fran Tuci, i cili u arrestua nga SPAK nën akuzën e shpërdorimit te detyres dhe shkaktimit të demit për dëmtimin e nje zone pyjore, gje per te cilen banoret thonë se nuk eshte e vertet.
Ata shprehen se rruga ishte ekzistuese qe ne kohen e diktatures, te cilen e kishte hapur gjeologjia dhe se gjithe traseja nuk kalon në pyje të lartë sic pretendohet edhe per perllogaritjen e demit.
Banoret e fshatiti me te thellë te veriut shqiptar akuzojnë nje kompani private për shfrytezimin e kromit se ka bllokuar rrugen, qe lidh ato me qendren e njesise administrative Iballe, teksa apelojne shtetit të inspektoj aktivitetin e kësaj kompanie, e cila edhe pse ka shkaktuar deme sipas tyre askush nuk merret me te.
Banoret apelojne per lirimin e ish kryebashkiakut teksa shprehen se ndjehen ne faj per lutjen qe I ben per pastrimin e rruges me forcat e veta.
Fshati Berishe eshte 4 ore larg nga qyteti i Fushe Arrezit. Gjate dimrit zona bllokohet me muaj e si pasoje e rruges ekzistuese tashme e zgjeruar kane humbur 11 jete njerëzore nder vite.
Banoret e mbetur atje te zhgenjyer nga shteti, po shikojne mundesin e braktisjes perfundimtare te zones teksa nuk kane asnje perkujdesje.