Ish-kryeministri Sali Berisha ka hedhur një sërë akuzash ndaj kryedemokratit Basha duke deklaruar nga foltorja në Tropjë se ai po ofron poste drejtorësh, zv.ministrash në kabinetin e Edi Ramës.
Berisha e paralajmëroi Bashën duke thënë se le t’i bashkohet qeverisë së Ramës por do përmbysen bashkë me ta pasi Partia Demokratike do të rithemelohet dhe do të plotësohet deri në fund vullneti I demokratëve.
Berisha: Duhet të shndërrohemi në opozitë të vërtetë, sepse peng kryetari me një grusht vasalësh po përpiqet të mbledhë firma duke ofruar poste në kabinetin e Edi Ramës.
Futuni në qeveri si tradhtarë por do u përmbysim bashkë me tan ë një kohë sa më të shkurtër. Ne jemi prag të një ngjarjeje historike në vend, të rithemelimit të PD me firmat e anëtarëve të saj.