Janë siguruar pjesë nga dosja hetimore e operacionit “Ura”, që goditi rrjetin e trafikut të drogës mes Shqipërisë dhe Italisë, duke çuar në arrestimin e 28 personave.

Në një nga bisedat e përgjuara mes Gertin Aliut dhe një personi të identifikuar si “Indriti”, flitet për një anëtar të grupit që mbetet ende mister për hetuesit. Sipas Report tv në bisedë përmendet se “Taku nuk pjerdh për Bazhdolin”, duke lënë të kuptohet për një konflikt të brendshëm apo përçarje brenda organizatës.

Sipas hetimeve, “Bazhdoli” është nofka e Adi Çobës, i konsideruar si koka e grupit në Itali, i cili dyshohet se drejtonte pjesën e trafikut në territorin italian.