Kompania e fluturimeve, “Air Albania ka sqaruar me anë të një deklarate për mediet shkakun e vdekjes së stjuardeses 24 vjeçare, Greta Dyrmishi, e cila ndërroi jetë në 21 dhjetor sapo avioni ishte ulur në aeroportin e Londrës.

Në deklaratë thuhet se e reja pësoi atak kardiak, ndonëse iu dha ndihma e parë nga  asistentët mjekësorë, fatkeqësisht vajza nuk arriti dot të mbijetojë.

“Më 21 Dhjetor, pasi zbritëm të gjithë udhëtarët e fluturimit drejt Londrës, një nga anëtarët e ekipit të kabinës, Greta Dyrmishi pësoi atak kardiak.Edhe pas të gjithë asistencës mjekësore të ofruar në moment, ne përsëri e humbëm.

Air Albania ka kontaktuar familjen e saj që në momentet e para dhe vazhdojmë të jemi pranë tyre në këto momente të vështira.Në respekt të Gretës dhe familjes së saj ne vendosëm ta ndajmë lajmin me publikun në momentin më të përshtatshëm.

Në do ta kujtojmë gjithmonë Gretën si një profesioniste të pasionuar, një bashkëpunëtore të shkëlqyer dhe mikeshë shumë të mirë e të gjithëve ne.  Me besimin se ajo sot gjendet mes mëshirës së Zotit, Air Albania do të vazhdojë t’i qëndrojë pranë familjes”, thekson kompania Air Albania.”, sqaron Air Albania.