Partnerja e Olsi Bylykut, Egli Tako ka treguar se këto kohë i vjen shumë gjumë dhe kaq ka mjaftuar që ndjekësit të aludojnë për një shtatzëni. Gjatë një bisede në rrjete sociale, një prej tyre i ka shkruar:
“Më duket se po pret një beb. Ndoshta prandaj të vjen gjumë”.
Për të mos i lënë aludimet të përhapen më shumë, Egli ka vendosur t’i përgjigjet. Bukuroshja ka shkruar se nuk është në pritje të ëmbël dhe se këtë periudhë po pret vetëm Krishtlindjet.
“Hahahahah jo jo, po pres vetëm Krishtlindjet këtë periudhë”, është përgjigjur Egli.