Mëngjesin e ditës së sotme ishte në një lidhje “Skype” me emisionin “Wake Up” bashkëshorti i Hueyda El Saied, Thierry Grosjean, i cili foli për dy muajt pa artisten e njohur.
Ai tashmë jeton me djalin e saj, Gabriel, i cili tani ligjërisht edhe i biri i tij. Thierry u shpreh se ka qenë një përvojë shumë e keqe për të dhe Gabriel, por së bashku janë të fortë.
Intervista:
Si kanë qenë për ty këto dy muaj pa Hueyda-n?
Një përvojë shumë e keqe, sërish shumë e komplikuar për mua e Gabrielin. Por jemi të fortë, i qëndrojmë pranë njëri-tjetrit. Por sërish dhimbja është aty për mua.
Pse vendosi ta mbante të fshehtë sëmundjen? Kishte një arsye konkrete?
Po, ishte vendimi i saj të mos e ndante dhe unë isha plotësisht dakord. Nuk donte që njerëzit të ndjenin keqardhje për të. Unë e kuptoj se ishte një shok për fansat e saj në Tiranë dhe botë. Por për të ishte e rëndësishme të qëndronte fokusuar në luftën kundër kësaj sëmundjeje. E për këtë vendosi që ta mbante sekret
“Ajo është luanesha ime”/ Bashkëshorti i Hueyda-s:
Sa e vështirë ishte për të që ta përballonte dhe për t’i shkuar deri në fund luftës?
Sigurisht që nuk ishte e lehtë. Kur morëm njoftimin nga mjeku, ishte një shok për ne. Ishte një shok shumë i madh. Vetëm pas disa orësh ajo vendosi, ok, është një lajm i tmerrshëm por unë duhet të përballëm. Do të luftoj për veten time, për Gabrielin dhe për ty. Ajo gjeti përqendrimin vetëm pas disa minutash që mori lajmin. Ajo e nisi procesin kur ne morëm njoftimin në korrik të vitit 2020. Gjatë këtyre 18 muajve ajo po luftonte. Jemi të gjithë krenarë për të, unë, mjekët dhe infermierët, jemi krenarë për luftën e saj. Ajo është një luftëtare e vërtetë. Është luanesha ime.
U vendos që ajo të prehej në Luksemburg, për shumë arsye. Shumë miq donin të vinin për homazhe, por për shkak të pandemisë ishte e pamundur. Pse atje?
Të jem i sinqertë me ju është vendimi im. Sigurisht me miratimin e të gjithë familjarëve. Është përgjegjësi e imja. E kuptoj se perceptimin dhe mendimet që vijnë nga Tirana, por unë dua që ta mbaj pranë.
Çdo ditë unë shkoj dhe e vizitoj atë te varrezat. Për mua dhe Gabrielin është e rëndësishme ta kemi shumë pranë nesh. Asnjëherë nuk u dorëzua gjatë kësaj lufte po përballe. Luftonte e luftonte, e buzëqeshte deri në fund.