Një grua nga Missouri i SHBA fitoi 1 milione dollarë, pasi bleu një biletë gërvishtëse në Florida, pikerisht prej inatit se i iku avioni.
Sipas mediave të huaja ajo e bleu biletën, pasi iu anulua fluturimi dhe në vetëm pak minuta jeta e saj ndryshoi.
Angela Caravella, 51-vjeçarja tha: “Unë kisha ndjesinë se do të ndodhte diçka, pasi fluturimi im u anulua në mënyrë të papritur. Unë bleva bileta gërvishtëse sa për të kaluar kohën dhe papritmas fitova 1 mln dollar.”