Arqil Xhepa, 33-vjeç është arrestuar nga policia pasi akuzohen si autor i 12 vjedhjeve të ndryshme të ndodhura në Tiranë vetëm gjatë muajit Janar.

Policia bën me dije se gjatë orëve të vona të natës 33-vjeçari merrte para, laptopë, biçikleta dhe pajisje të ndryshme në banesa dhe lokale dhe pastaj ia shiste 59-vjeçarit me iniciale L.SH.

Për pasojë ky i fundit është vënë nën hetim në gjendje të lirë për veprën penale ale “Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtari kriminale”.https://www.youtube.com/embed/VRbRcDhTIT8?feature=oembed

Gjatë operacionit të policisë të koduar “Akrepi i natës” janë sekuestruar tre aparate celulare, tre laptopë, tre biçikleta, një aparat fotografik, një palë syze dhe sende të tjera që dyshohet se autori i përdorte për kryerjen e vjedhjeve.

Blutë bëjnë me dije se vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga ky shtetas. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.