Një aksident automobilistik ka ndodhur gjatë orëve të para të mëngjesit në rrugën “Ibrahim Dinçi” e njohur si rruga e Sarës.
Tre automjete janë përplasur mes tyre. Për pasojë kanë pësuar tronditje drejtuesit e automjeteve por pa rrezik për jetën. Ndërsa mjetet kanë pësuar dëme materiale.
Përplasja për pak sa nuk ka dëmtuar kalimtarët e shumtë në këtë rrugë pasi njëri nga automjetet ka devijuar.
Në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia e cila ka kryer veprimet proceduriale për të përcaktuar shkaqet e këtij aksidenti.
Paraprakisht mendohet se njëri ka automjetet ka kryer parakalim të gabuar.
