Një aksident i dyfishtë automobilistik është regjistruar këtë të enjte në aksin rrugor Lezhë-Milot. Rreth orës 15:30, një kamion është përplasur me një automjet që drejtohet nga një efektiv policie,
i cili sapo kishte përfunduar shërbimin.
Si pasojë e aksidentit është dëmtuar efektivi i policisë, i cili po dërgohet në spitalin e Traumës, Tiranë, për ndihmë mjekësore.
Me drejtuesin e kamionit po kryhen veprimet procedurale.
Grupi hetimor dhe opgj të AMP-së, në drejtimin e Prokurorisë, vijojnë punën në vendngjarje, për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
