Një aksident masiv ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën Athinë-Selanik.

Gjashtë kamionë dhe rreth 10 automjete janë përplasur, si pasojë e mjegullës së dendur që kishte në autostradë. Për pasojë është bllokuar autostrada që lidh Athinën me Selanikun në vendin e quajtur Avlona, 50 km në veri të Athinës.

Deri më tani nuk ka informacion zyrtar për të lënduar apo viktima.

Si ndodhi aksidenti

Një kamion kishte ndaluar në autostradë rreth orës 09:00. Por dendësia e mjegullës dhe mungesa e fushëpamjes bënë që drejtuesit e mjeteve të mos vërenin se kamioni kishte ndaluar në autostradë, duke u përplasur në këtë mënyrë njëri pas tjetrit. Sakaq më herët një tjetër aksident i shumëfishtë ishte shënuar në po të njëjtën rrugë, këtë herë në krahun e kundërt ku u përfshinë 6 automjete, për shkak të dendësisë së mjegullës.

Autoritetet po punojnë për hapjen e autostradës ndhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit./abcnews.al/