Një aksident rrugor është regjistruar këtë mëngjes në Bypass-in e fshatit Babicë, ku janë përplasur dy automjete. Si pasojë e përplasjes, kanë mbetur të plagosur një vajzë dhe një djalë.

E lënduara është një vajzë e cila ka marrë dëmtime në pjesën e kokës dhe është transportuar me urgjencë për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Vlorës, ku po merr trajtimin e nevojshëm, ndërsa personi tjetër ka marrë dëmtime në pjesën e kraharorit.

Vajza ndodhet në gjendje më të rëndë, ndërsa djali ka vetëm dëmtime në kraharor nga goditjet e përplasjes së dy makinave.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë, të cilat po punojnë për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.