Një aksident i frikshëm ka ndodhur në qytetin e Peshkopisë ditën e sotme ku një makinë me një shpejtësi shumë të lartë ka përplasur një qytetar i cili po kalonte rrugën.
Nga video shihet si qytetari ka shpetuar pa marrë dëmtime serioze megjithëse një përplasje e tillë mund të kishte qenë fatale. Menjëherë pas përplasjes, këmbësori ngrihet dhe përqafon një qytetar, i cili afrohet t’i japë ndihmë me duar në kokë, ndërkohë që shoferi largohet pa dalë fare nga makina.
fax