Një aksident i rëndë, fatmirësisht pa viktima në njerëz, është shënuar disa minuta më parë në aksin rrugor Elbasan – Librazhd, më saktë në vendin e quajtur ‘Kthesat e Murrashit’, ku raportohet se një mjet tip furgon, si pasojë e shpejtësisë dhe lagështirës në rrugë, ka humbur kontrollin edhe është batuar në mes të rrugës .
Si pasojë e aksidentit është bllokuar njëri krah i rrugës, duke bërë që të shkaktohet edhe një trafik i madh, ndërsa policia ka shkuar në vendin e ngjarjes për kryerjen e veprimeve hetimore dhe zbardhjen e shkaqeve që çuan në këtë aksident.
Sipas burimeve tona atje, shoferi i automjetit të aksidentuar është nisur për marrjen e ndihmës së nevojshme mjekësore në Spitalin e Librazhdit, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
