Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme më parë në rrugën e Arbrit. Një automjet që lëvizte nga Tirana në drejtim të Klosit ka dalë nga rruga në vendin e quajtur “Vanar”.
Mjeti është përplasur me anën e sipërme të rrugës duke u shkatërruar thuajse totalisht. Për fat të mirë drejtuesi i mjetit ka pësuar vetëm lëndime, ndërsa kanë qenë banorë që e kanë nxjerrë nga makina, duke i thyer xhamin.
Në vendin e ngjarjes ka mbërritur autoambulanca e Klosit për të transportuar drejtuesin e mjetit.
Po ashtu në vendin e ngjarjes mbërriti policia, e cila ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të vërteta të aksidentit, ku paraprakisht dyshohet të jetë humbja e kontrollit nga ana e drejtuesit të automjetit. /abcnews.al
