Një aksident i rëndë, por fatmirësisht pa viktima në njerëz ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Elbasan – Cërrik, në afërsi të fshatit Thanë, ku një makinë ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka dalë nga rruga, duke përfunduar në një kanal në anë të saj.

Sipas të dhënave nga vendi i ngjarjes, nga ky aksident nuk ka pasur viktima në njerëz dhe as të plagosur, por vetëm dëme materiale.

Ndërkohë, policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve që çuan në këtë aksident.