Një aksident me pasojë plagosjen e tre personave ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të marte në aksin rrugor Fier-Cakran. Sipas raportimeve, në aksident janë përfshirë një mjet tip “Ford” dhe një mjet tip “Volkswagen”.
Si pasojë e përplasjes mbetën të plagosur tre persona të cilët u dërguan në spital për të marrë ndihmë mjekësore ndërsa gjendja e tyre nuk bëhet ende me dije.
Shkaqet dhe rrethanat e aksidentit janë të paqarta ndërsa policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes për të zbardhur detajet.