
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në aksin e vjetër rrugor Mamurras- Laç, ku dy adoleshentë kanë mbetur të plagosur.
Mësohet se automjeti tip “Benz” ka dalë nga rruga duke përfunduar në kanal, ndërsa kanë mbetur të plagosur dy 17-vjeçarë, të cilët janë dërguar për ndihme mjekësore në spitalin e Traumës.
Sipas policisë së Kurbinit, drejtuesi i autoveturës, një prej adoleshentëve, ishte pa leje drejtimi.
