Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Shkoder – Koplik.
Si pasojë e përplasjes së dy automjeteve raportohet për një viktimë dhe 3 persona të tjerë të plagosur të cilët janë dërguar me urgjencë në spital por nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore.
Viktima, sipas informacioneve paraprake, është shtetasi me inicialet A.B. Raportohet se aksidenti ka ndodhur tek Ura e Vrakës.