
Një aksident i rëndë është shënuar mesditën e sotme në hyrje të Divjakës. Një automjeti tip “Benz” ka përplasur një shtetas i cili po udhëtonte me motor.
“Benzi” i cili dyshohet se po parakalonte, ka goditur mjetin tip motoçikletë dhe nga përplasja ballore e tyre drejtuesi i motorit është plagosur rëndë.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po dokumenton aksidentin si dhe po merr masa për disiplinimin e trafikut.
