Një 20 vjeçar i cili drejtonte nje automjet tip BMV ka përplasur për vdekje një 72 vjeçare ne Durres mbrëmjen e sotme.
Bëhet fjalë për shtetasin me inicialet A.A., i cili ka aksidentuar të moshuarën me inicialet N.L., 72 vjeç.
Njoftimi:
Durrës/Informacion paraprak
Më datë 09.06.2021, rreth orës 19:00, në Sukth, Durrës, shtetasi A. A., 20 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “BMW”, ka aksidentuar këmbësoren, shtetasen N. L., 72 vjeçe, e cila për pasojë ka ndërruar jetë.
Drejtuesi i mjetit eshte i pajisur me leje drejtimi, si dhe eshte shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme. Nga testi i kryer eshte konstatuar se nuk ka perdorur pije alkoolike.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.