Një aksident ka ndodhur gjatë paradites së kësaj të diele në Durrës. Është bërë me dije se një person ka përplasur me makinë një të mitur dhe më pas është larguar nga vendngjarja.
Policia ndërkohë ka mbërritur në vendngjarje dhe po bën të mundur indentifikimin e autorit.
Mësohet se e mitura është dërguar në spital për të marrë ndihmë dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
“Rreth orës 10;50, në lagjen nr.15 Durrës, një automjet i paidentifikuar ka përplasur këmbësoren shtetasen e mitur D. D, e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Shërbimet e Policisë po bëjnë krehjen e zonës për të bërë të mundur identifikimin e autorit/ es“, thuhet në informacionin paraprak të policisë.