Një aksident tragjik ka ndodhur në lagjen nr. 13 të Durrësit në rrugën “Martin Camaj”.

Sipas raportimeve, automjeti i drejtuar nga shtetasi R. L., 37 vjeç, ka përplasur automjetin e drejtuar nga shtetasja T. Ç., 49 vjeçe. Si pasojë e përplasjes, shtetasi R. L. ka humbur jetën në vendngjarje, ndërsa shtetasja T. Ç. dhe pasagjerja e saj, K. D., kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar për kujdes mjekësor

Grupi hetimor është angazhuar për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

“Më datë 27.02.2025, në lagjen nr. 13, Durrës, në rrugën “Martin Camaj”, automjeti me drejtues shtetasin R. L., 37 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtuese shtetasen T. Ç., 49 vjeçe.

Si pasojë ka humbur jetën në vendngjarje shtetasi R. L. dhe janë dëmtuar shtetasja T. Ç. dhe pasagjerja në automjetin e saj, shtetasja K. D., të cilat ndodhen në kujdesin e mjekëve.