
Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Elbasan-Peqin.
Sipas informacioneve paraprake, mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:30, ku një autobus në afërsi të fshatit Vidhas është përplasur me një automjet dhe ka dalë jashtë rruge.
Për pasojë kanë mbetur të plagosur disa pasagjerë dhe janë transportuar menjëherë në spital për marrjen e ndihmës së nevojshme.
Ndërkohë, ende nuk dihet gjendja e tyre, ndërsa automjetet kanë marrë dëmtime materiale.
Policia është duke punuar për zbulimin e plotë të rrethanave.
