Një aksident i rëndë është shënuar mesditën e sotme në aksin e vjetër rrugor Laç-Milot, ku ka mbetur e plagosur një 60 vjeçare.
Kjo e fundit ka qenë duke kaluar rrugën në momentin që është përplasur nga një mjet tip benz, e për pasojë ka mbetur e plagosur rëndë.
Gruaja është dërguar me urgjencë drejt spitalit të Traumës në Tiranë, ku po merr dhe ndihmën mjekësore, në gjendje të rëndë për jetën.
Drejtuesi i mjetit është ndaluar nga policia, dhe është shoqëruar për në komisariat, ku do të japë edhe dëshminë e tij.
