Një aksident i rëndë sapo ka ndodhur në Tiranë, në hyrjen e rrugës që të çonë nga zona e “21 Dhjetorit” në drejtim të “Myslym Shyrit”. Tre mjete janë përfshirë në kryqëzim, ndërsa shoferët dhe pasagjerët janë nxjerrë me vështirësi.
Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë Rrugore të Tiranës, ndërkohë që është kërkuar me urgjencë ambulanca. Deri tani, newsbomb.al mëson se një shoferë është i plagosur rëndë, ndërkohë dy persona të tjerë janë në gjendje stabël.
Një prej shoferëve të përfshirë në aksident është larguar nga vendngjarja, duke brakstisur mjetin.
Vijon…
