Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Përrenjas. Në redaksinë e Dosja.al kanë mbërritur pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihet se një autobot nafte është përplas me një makinë. Përplasja duket se ka qenë shumë e fortë, sa ka sjellë shkatërrimin total të mjetit. Nuk dihet nëse ka persona të lënduar, ndërsa pritet që Policia të dalë me një njoftim zyrtar për të zbardhur detaje.
