Një aksident rrugor ka ndodhur sot në fshatin Gadime të Lipjanit, ku një fëmijë ka mbetur i vdekur.
Dëshmitari i aksidentit, Ardit Ajeti ka thënë për RTV Dukagjini, se ndihma e shpejtë është vonuar rreth dy orë.
Në aksident ka qenë e përfshirë një veturë e tipit “BMË” me targa të huaja, në të cilin gjendeshin familjarë, ndërkaq njëri nga të lënduarit ishte në gjendje të rëndë shëndetësore.
Ndërkohë, zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti konfirmoi se aksidenti ka ndodhur rreth orës 15:00, ndërkaq, personi i lënduar ka ndërruar jetë rreth orës 17:00.
“Sot rreth orës 15:00 në fshatin Gadime të Lipjanit, ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë një veturë. Si pasojë e aksidentit tre persona kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Rreth orës 17:15, jemi njoftuar nga QKUK, se njëri nga personat e lënduar në aksident nuk ka arritë të përballoj plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë”, tha ajo.