Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Tepelenë, ku makina që drejtohej nga shtetasi H.Xh, 30 vjeç ka përplasur për vdekje, 71 vjeçaren, Z.Rr.

E moshuara u dërgua në spital, por fatkeqësisht nuk arriti të mbijetonte.

Njoftimi i Plotë:

Tepelenë/Informacion paraprak

Rreth orës 13:00, në lagjen “Selam Musai”, Tepelenë, automjeti me drejtues shtetasin H. Xh., 30 vjeç, banues në Tepelenë, ka aksidentuar shtetasen Z. Rr., rreth 71 vjeçe, banuese në Tepelenë, e cila si pasojë ka ndërruar jetë në spital.

Drejtuesi i automjetit u shoqërua në ambientet e Komisariatit të Policisë Tepelenë, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.