Erion Murataj PSD

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e 29-vjeçarit M.Sh., ka ndodhur pasditen e sotme te Shkalla e Tujanit, Tiranë.

Mësohet se si pasojë e përplasjes së dy automjeteve la mbetur i lënduar dhe 25-vjeçari H.L., i cili ka qene pasagjerë në një prej mjeteve.

“Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 16:55, në vendin e quajtur “Shkalla e Tujanit. automjeti me drejtues shtetasin O. N., rreth 35 vjeç është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin M. Sh., rreth 29 vjeç.

Si pasojë ka humbur jetën 29-vjeçari, si dhe është dëmtuar pasagjeri po në këtë automjet shtetasi H. L., rreth 25 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njofton policia.