Një tjetër aksident është shënuar mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Elbasan-Tiranë.
Sipas informacioneve paraprake mësohet se tre automjete janë përplasur me njëra-tjetrën në “Shinjon”, rreth 8 kilometra larg qytetit të Elbasanit.
Si pasojë e aksidentit nuk ka pasur persona të lënduar, ndonëse dëmet materiale kanë qenë të mëdha.
Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat e policisë të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.
