Një aksident i trefishtë ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Laç, ku janë përfshirë dy autovetura dhe një trajler.

Si pasojë e këtij aksidenti, tre persona kanë mbetur të plagosur dhe po marrin ndihmë mjekësore në spitalin e Lezhës.

Fatmirësisht, gjendja e tyre raportohet jashtë rrezikut për jetën.

Shkaku paraprak i aksidentit dyshohet të jetë një parakalim i gabuar.

Top Channel